Operacioni “Formacioni”/ Në kërkim për vjedhje, arrestohet 33-vjeçari

schedule11:26 - 5 Prill, 2025

schedule 11:26 - 5 Prill, 2025

Fushë-Krujë- 33-vjeçari banues në Kamzë, është arrestuar nga policia, pasi ishte i përfshirë në grabitje të ndodhura në dy biznese në Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte i ishte shpallur në kërkim më datë 02.04.2025, në kuadër të operacionit “Formacioni”, sepse dyshohet se në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë, kanë vjedhur në 2 biznese në Fushë Krujë, më datat 27 dhe 28 mars 2025.

Ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!