Operacioni “Fofana” në “rrezik”, përballje “djajsh” për mesfushorin francez

schedule20:36 - 28 Korrik, 2024

schedule 20:36 - 28 Korrik, 2024

Ardhja e teknikut Paulo Fonseca, por edhe emërimi si “këshilltar” i legjendës suedeze, Zlatan Ibrahomvic pritet të sjellë goxha ndryshime, te “Djajtë” e Milan, të cilët pas një sezoni katastrofik, ku nuk arritën të ishin protagonist në asnjë prej kompeticioneve pjesëmarrëse, tashmë kanë filluar punën nga merkatoj e verës, për të gjetur përforcimet e duhura.

Në fokusin e teknikut Fonseca është edhe mesfushori francez, Youssouf Fofana, me 25-vjeçarin, i cili ka një kontratë te “Princat” e Monaco, deri në verën e vitit 2025 dhe deri më tani nuk është arritur dakordësia mes palëve, për rinovim dhe nga kjo situata përfitojnë “Djajtë”, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milionë euro për kartonin e tij

Mirëpo, pasi dështuan të transferonin holandezin Joshua Zirkzee, “gjigantët” e Milanos rrezikojnë të humbasin një tjetër “betejë”, për këtë sesion merkatoje, pasi sipas raportimeve më të fundit të mediave për francezin janë interesuar edhe “Djajtë” e Manchester United.

Rekordmenët e Premier League e pëlqejnë shumë stilin e lojës së 25-vjeçarit dhe janë të gatshëm për të ofruar një ofertë më të majme se italianët, mirëpo këta të fundit kanë pëlqimin e lojtarit dhe ky fakt mund t’i shpëtojë “Kuqezinjtë” në “betejën” e dytë me ishullorët. /i.m /abcnews.al