Operacioni anti-kanabis në Korçë: Shkon në 5 numri i të arrestuarve, një në kërkim

schedule14:22 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 14:22 - 17 Dhjetor, 2020

Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit anti-kanabis të koduar “Polena” në Korçë. Në pranga është vënë 19-vjeçari D.Z., banues në fshatin Voskop.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 27.08.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, ku u gjetën të kultivuar fidanë kanabis, si edhe 65 fishekë luftarakë.

Lexo edhe: Kultivuan kanabis: Në pranga tre të rinjtë në Korçë, arrestohet edhe kryeplaku i fshatit

Fidanët dyshohet se i ka kultivuar pa leje i riu dhe tre persona të tjerë.

Ky operacion u finalizua më 26 gusht kur u arrestuan në flagrancë katër persona, mes tyre edhe kryeplaku i fshatit Voskop, dhe u shpall në kërkim një person tjetër. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!