Një operacion i madh anti-drogë, i koduar ‘Ura’, është zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, ku janë lëshuar 52 urdhër arreste.
Mësohet se janë lëshuar edhe urdhra sekuestrimi për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të vendosura në të dyja vendet, me një vlerë totale prej mbi 10 milionë eurosh.
Masa sigurimi sipas të dhënave paraprake ka edhe për disa biznesmenë, avokatë dhe 1 ish punonjës policie në Shqipëri.
Mes personave që janë lëshuar urdhër arreste është dhe Orges Molla, i cili konsiderohet si personazh kyç në këtë histori. Nga ky person ka nisur hetimi.
I përfshirë është edhe shtetasi Hasan Nerjaku, i arrestuar në Itali. Në mesin e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër arreste, është edhe një avokat, i cili kishte në mbrojtje disa persona të botës së krimit dhe disa të shpallur në kërkim.
Gjithasthu, është arrestuar edhe administratori i kompanisë së autobusëve, Ligor Çombashi.
Ky operacion ka derivuar nga një hetim i mëparshëm i hetimit të Krimeve të Rënda, ndërsa janë ushtruar kontrolle në disa baza dhe banesa./abcnews.al

