Në jug të Siçilisë rojet bregdetare po zhvillojnë dy operacione për të shpëtuar 1200 emigrantë dhe refugjatë.
Operacioni i parë ka të bëjë me 800 migrantë dhe refugjatë që ndodhen në një anije peshkimi që po lundron në zonën detare 120 milje detare në jug-lindje të Sirakuzës.
Në operacionin e dytë, forcat e Rojës Bregdetare po përpiqen të shpëtojnë 400 të tjerë “persona në vështirësi në Mesdhe”, të cilët ndodhen në bordin e një anijeje tjetër peshkimi, e cila po lundron 170 milje detare në juglindje të Capo Passero, Siçili.
Nga e premtja e kaluar e deri më sot, falë një sërë operacionesh nga rojet bregdetare italiane me bashkëpunimin e Frontex, janë shpëtuar edhe 2000 persona të tjerë që rrezikonin të humbnin jetën në jug të Siçilisë. /abcnews.al