Në orët e para të mëngjesit Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion për kapjen e personave në kërkim në fshatin Lazarat. Sipas njoftimit të uniformave blu, janë vënë në pranga Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër kishte lëshuar për ta urdhër ndalimi për veprën penale Kultivim i bimëve narkotike.
Ndërsa Tahir Brahimi, është ndaluar pasi ka qenë i dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë , për “Kundërshtimi të punonjësit të policisë së rendit publik”. /abcnews.al