Nicolo Barella ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të Interit në këtë sezon. Një “luftëtar” në mesfushë dhe tre gola e nëntë asiste sezonalë në Serie A.
24-vjeçari fitoi titullin e parë kampion me ekipin zikaltër, që dominoi futbollin italian duke rrëzuar Juventusin nga froni.
Barella ka përfituar të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale ditën e sotme. Lojtari sard ka kryer një ndërhyrje në hundën e tij.
Interi raporton se operacioni ka shkuar me sukses, Barella do të qëndrojë disa ditë pushim dhe më pas do të nisë grumbullimin me Italinë për Euro 2020. /abcnews.al