SHQIPËRI- Vijojnë kontrollet e territorit për të goditur parcelat e mbjella me lëndë narkotike. Gjatë 72 orëve të fundit, nga një operacion i shtrirë në Shkodër, Krujë, Lezhë dhe Tropojë janë asgjësuar mbi 20 mijë rrënjë kanabis.
Në këtë operacion janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.
Policia thotë se janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët një është arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim./n.m. abcnews.al