Operacion ndërkombëtar/ Arrestohen 37 persona për mashtrim dhe vjedhje online

schedule10:47 - 18 Prill, 2024

schedule 10:47 - 18 Prill, 2024

Në një megaoperacion ndërkombëtar është shkatërruar një bandë keminale, e cila përmes mashtrimeve online ka vjedhur miliona dollarë. Konkretisht 36 persona janë vënë në pranga pasi duke përdorur faqe ilegale në Internet mashtronin persona të ndryshëm, duke i “detyruar” të kryenin pagesa në shuma të ndryshme.

24 pret të arrestuarve ishin nga Britania e madhe, ndërsa kombësia e të tjerëve nuk është bërë ende e ditur.

Rreth 70,000 persona raportohet ranë pre të mashtrimeve te bandës, që në total vodhën 480 mijë të dhëna nga kartat e identitetit si dhe  64 mijë kode nga karta bankare.  Detektivët nuk mund të vlerësojnë aktualisht se sa para janë vjedhur në mënyrë direkte pasi mund të jenë transferuar në accounte të tjera bankare,  por vlerësohet se vetëm nga webfaqja “LabHost” ka fituar rreth 1.25 milion dollarë.

Policia shënjestroi faqen e bandës, LabHost, e cila ndihmoi kriminelët të dërgonin mesazhe, duke bindur viktimat të përdornin faqet e internetit të rreme që dukeshin si ishin shërbime të ligjshme pagese ose blerjesh në internet.

Aktivitetet e bandës u zbuluan në vitin 2022 nga Aleanca e Mbrojtjes Kibernetike, një ekip i vogël hetuesish i financuar nga organet financiare të Mbretërisë së Bashkuar për të depërtuar “dark web”.

Dhe në shkurt 2024, Agjencia Kombëtare e Krimit shkatërroi LockBit, “grupi më i dëmshëm i krimit kibernetik në botë”, i cili kishte përdorur sulme ransomëare që u kushtuan viktimave miliarda paund.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!