Operacion kundër organizatës mafioze “Ndrangheta”, 90 të arrestuar

schedule10:37 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 10:37 - 5 Dhjetor, 2018

Karabinierët kanë arrestuar 90 persona në Itali, Holandë, Belgjikë, Gjermani dhe Kolumbi me dyshimin se janë pjestarë të organizatës mafioze “Ndrangheta”. Të gjithë akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 ton kokainë e pastër.

Një rrjet gjigand që shtrihet nga Lokride të Kalabrisë që zgjerohet në Amerikën e Jugut duke kaluar nëpër Europë dhe që transformon lumenjtë e kokainës në pasuri të patundshme, kompani dhe aktivitete të ndryshme. 90 persona janë arrestuar nga policia italiane, karabinierët dhe Guardia di Financa në sajë të një operacioni të koordinuar nga prokuroria e antimafias dhe nga ajo e Rexhio Kalabrias, pas një hetimi që i kaloi kufijtë e Italisë.

Për herë të parë, hetimi është zhvilluar nga një ekip europian investiguesish të vendeve të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët: goditjen e Ndrangheta-s dhe rrjeteve të mbështetjes që në të gjithë Europën ka lejuar jo vetëm importimin e drogës, por edhe pastrimin dhe investimin e përfitimeve financiare. Kjo është një punë që ka zgjatur me vite, frut i një koordinimi që mëngjesin e së mërkurës çoi në arrestimet e njëkohësishme në 4 vende të ndryshme – Itali, Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Kolumbi  të 90 personave. Të gjithë akuzohen për pjesëmarrje në organizatë mafioze, trafik ndërkombëtar droge dhe deklarim fiktiv i të mirave materiale.

Sipas hetimeve banda mafioze përdorte disa shtetas turq, të specializuar në krijimin e vendeve të fshehjes së sasive të drogës poshtë tapicerive të makinave dhe kamionëve. Më pas këta të fundit ngarkoheshin edhe me shpërndarjen e kokainës në vende të ndryshme të Europës. Ndërkohë, gjatë operacionit agjentët kanë sekuestruar 4 ton kokainë të pastër dhe dhjetra milionë euro pasuri të patundshme. /abcnews.al