Gjatë operacionit antikanabis janë asgjësuar 143 bimë narkotike.
Policia ka shpallur në kërkim 4 shtetas, familjarë të njëri tjetrit, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Ndërkohë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve janë proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
Ndërkohë gjatë këtij operacioni është sekuestruar 1 armë zjarri dhe një sasi muncioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.