Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike cannabis sativa

schedule10:12 - 7 Shtator, 2023

schedule 10:12 - 7 Shtator, 2023

Në kuadër të asgjësimit të bimëve narkotike këtë të enjte një megaoperacion i madh është zhvilluar në të gjithë qarkun e Shkodrës ku është bërë i mundur asgjësimi me anë të djegies i 12 831 bimë narkotike cannabis sativa.

Sipas policisë megaoperacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA” dhe me FNSH-të Tiranë dhe Fier. Në këtë megaoperacion, nga ajri u angazhuan 50 efektivë të repartit “RENEA” dhe nga toka, 500 efektivë të DVP Shkodër, të komisariateve në varësi të saj dhe të FNSH-ve Tiranë dhe Fier.

Efektivët e repartit “RENEA” janë transportuar me helikopter, pasi bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.

Ndër të tjera mësohet se në këtë aksion policior efektivët e RENEA-s, me anë të helikopterit, mundën të mbërrinin në vende të ndryshme, në territorin e fshatit Palaj, njësia administrative Shosh, ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Nga këto zona, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 2220 bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithahstu nga toka është bërë I mundur që në terrenet e vështira malore në Mnelë, Shllak, Temal, Vilzë, Prekal, Ura e Shtrenjtë, Kir dhe Ana e Malit të asgjësohen 10 611 bimë narkotike cannabis sativa.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara gjatë megaperacionit “Fly”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!