Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Policia Shqiptare, Guarda di Finanza dhe DEA godasin grupin kriminal me bazë në Fushë Kuqe: Kapen duke këmbyer mallin, 10 të shoqëruar

schedule21:47 - 15 Gusht, 2023

schedule 21:47 - 15 Gusht, 2023

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë me urdhër të SPAK është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.

Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.



Mësohet se kontrollet janë kryer në det në Vlorë, ku  janë bllokuar 4 gomone, njëra prej tyre me 3 motorë, si dhe janë shoqëruar 10 persona. Në momentin që forcat e policisë janë afruar trafikantët i kanë vënë flakën një veliere.

Ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, shqiptarë dhe të huaj, bën me dije gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!