Operacion anti drogë në Itali, në pranga 11 persona

schedule12:18 - 28 Nëntor, 2017

schedule 12:18 - 28 Nëntor, 2017

Policia italiane ka kryer një operacion kundër trafikut të drogës në orët e para të mëngjesit të së martës duke vënë në pranga 11 persona. Operacioni u zhvillua në Ravena, ku më shumë se 60 agjentë të policisë italiane kanë sekuestruar banesa dhe biznese. Të akuzuarit janë përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës në këtë zonë. Hetimet bënë të mundur zbulimin e një rrjeti të gjerë që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe që drejtohet nga shtetas shqiptarë dhe italianë që veprojnë në Romania. Po në kuadër të këtyre hetimeve në vitin 2016 u arrestuan 15 persona, ndërsa u sekuestruan 10 kilogramë marijuanë, 23 kilogramë hashash dhe 1.1 kilogramë kokainë./abcnews.al