Opera “Don Pasquale” shkruar nga kompozitori Gaetano Donizetti rikthehet për publikun pas 64 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në qendër të veprës është etja për para dhe intrigat e dashurisë.
Sopranoja Dorina Selimaj jetësimin e personazhit të Norinës e cilëson edhe si përmbushje të një ëndërre, pas 20 vitesh në opera.
Sfida nuk ka qenë e lehtë as për dy artistët e rinj, Xhieldo Hysenin dhe Bledar Domin, të cilët u duhet të jetësojnë Don Pasqualen 70 vjeçar.
Vepra operistike e rikonceptuar në dimensione të reja regjisoriale nga Mariano Bauduin, do të jetë katër mbrëmje në skenë për publikun kryeqytetas, nga data 15 deri më 18 dhjetor.
/abcnews.al