“Open Ballkan”, Nazarko: Rusia kërkon destabilitet, kjo arrihet kur shqiptarët janë të përçarë

schedule23:14 - 25 Nëntor, 2021

schedule 23:14 - 25 Nëntor, 2021

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Log.”, duke folur rreth politikat në rajon, ka theksuar se është në interes të Rusisë që në Ballkan shqiptarët të jenë të përçarë.

Nazarko ka shtuar, se destabiliteti ne rajon, Rusia e arrin kur shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Malin e Zi, nuk arrijnë të qeverisin siç duhet dhe nuk krijojnë bashkëpunim.

“Ata duan që shtetet shqiptare të jenë sa më të përçarë me njëri tjetrin. Shqiptarë që qeverisin në Maqedoni apo Mal të Zi, të mos dinë të qeverisin. Të refuzojnë, të destabilizojnë vendin të injorojnë ato që janë skandenca me interes kombëtar. Ky është problemi më i madh. Rusia është e interesuar për destabilitet. Arrihet kur shqiptarët janë të përçarë. Që shqiptarët përballë Serbisë, që të bashkëpunojnë është pikë e fortë e tyre. Shpallja e pavarësisë e forcoj, por jo që Kosova të jetë vetëm përballë Serbisë.” tha Nazarko.

Ndërkohë Fatmir Mediu është shprehur se shqiptarët sot janë më të përçarë se kurrë më parë.

“Më të ndarë se sot nuk kemi qenë ndonjëherë. Çështja është se përpara që të shkojë dhe të kemi marrëdhënie të plotë me Serbinë të kemi mirëkuptim me Kosovën. Se çështja e Kosovës është më e madhe e asaj që  duhet për Shqipërinë.” tha Mediu.  /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!