“Open Balkan”, Rama: Marrëveshjet, hap me rëndësi drejt objektivit, ftesë vendeve të rajonit

schedule09:44 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 09:44 - 21 Dhjetor, 2021

Ka nisur takimi i “Open Balkan” në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Gjatë fjalës hapëse kryeministri Edi Rama ka vënë theksin te marrëveshjet që do të firmosen sot si dhe ka përsëritur ftesën për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën që të jenë pjesë e kësaj aspirate.

Në krah të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se duhet të ndryshohet mendësia në mënyrë që të tërheqin investues globalë dhe rajonalë. Siç theksoi Rama viti i ardhshëm do të jetë një vit krejt ndryshe për biznesin dhe qytetarët e rajonit.”

Është kënaqësi e vërtetë t’ju uroj mirëseardhjen sot. Jam i kënaqur t’u them se sot është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm përpara drejt objektivit tonë, që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të ballkanit të hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë. Ballkani i hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje  por ne do ecin para se kjo është ajo për të cilën kemi nevojë për njerëzit tanë.

Do nënshkruajmë marrëveshjet, njohja e ndërsjellë, zbatimi i memorandumit të mirëkuptimit të lehtësimit të eksport-importeve. Sot do të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje të tjera. Më lini këtu  që ti kthehem faktit se sa herë kemi folur për këtë gjë sa herë kemi rënë në parim për këtë përmes procesit të Berlinit dhe është Ballkani i hapur që po e bën këtë. Marrëveshja përfaqëson një gur kilometrik  të bashkëpunimit tonë, i jep mundësi të jashtëzakonshme për bizneset dhe prodhuesit tanë, heq një pengesë të dëmshme për fermerët tanë.

Ekipet tona kanë bërë një punë të shkëlqyer për marrëveshjen  për lehtësimin e mallrave dhe njerëzve.  Ne do nënshkruajmë sot marrëveshje për heqjen e lejeve të punës, kjo që qytetarët të kërkojnë punësim dhe të lejohen të qëndrojnë në vendet tona. Duke e bërë këtë ne flasim për gjëra konkrete dhe po marrim hapa konkrete. Na duhet ta hapim rajonin përkundrejt lëvizshmërisë. Të tërheqim investues globalë dhe rajonalë. Për ta bërë këtë duhet së pari të bëjmë ndryshime në çdo mënyrë të mendësisë, për të kaluar nga klisheja e konkurrencës dhe marrjes së një tregu duke krijuar një treg të përbashkët. Në deklaratën e samitit të Beogradit i kërkuam BE të eksportojë disa pika kyçe ku ne të kemi qasje në fonde ndërkombëtare për inovacion kërkim… etj”, tha Rama.

3 liderët e nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, nënshkruajtën sot disa marrëveshje, përfshirë atë për krijimin e një tregu të përbashkët të punës. Bëhet fjalë për: Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor; Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor; Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor; Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS); Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

Lexo edhe: Pas protestës së Berishës, sot samiti i “Open Balkan” në Tiranë, axhenda dhe marrëveshjet që firmosen

Takimit në sotëm i parapriu një darkë pune që tre liderët zhvilluannë Elbasan. Mbledhja për nismën “Ballkani i Hapur” dhe ardhja e presidentit serb, Vuçiç nxiti protestë  në Tiranë, e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili tha se kjo protestë ishte “në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!