OPEC dhe Rusia nuk bien dakord, nafta në ditën e saj më të keqe për shkak të koronavirusit

schedule08:06 - 7 Mars, 2020

schedule 08:06 - 7 Mars, 2020

Çmimet e naftës ranë me më shumë se 9%, duke arritur në nivelin e tyre më të ulët në gati tre vjet.

Kjo për shkak se kombet kryesore prodhuese nuk arritën të bien dakord për shkurtimet e furnizimit që synojnë adresimin e rënies së kërkesës globale të shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit .

OPEC i udhëhequr nga Arabia Saudite kishte propozuar një qasje dypalëshe ndaj aleatit të saj kryesor Rusisë.

Propozimi kishte të bënte me zgjatjen e shkurtimeve ekzistuese të prodhimit prej 2.1 milion fuçi deri në fund të vitit 2020 dhe të bënte shkurtime të mëtejshme prej 1.5 milion fuçi në ditë.

Por Rusia në një takim me OPEC në Vjenë, nuk pranoi të mbështesë planin, duke lënë të ardhmen e aleancës së saj tre-vjeçare me OPEC në dyshim.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohamed Barkindo, në një deklaratë  para gazetarëve pas mbledhjes, tha se nuk kishte konsensus për të zgjatur politikën e kufizimit të furnizimit përtej fundit të marsit dhe OPEC nuk do të vepronte në mënyrë të njëanshme./abcnews.al