Avokati Edmond Petraj e komentoi kthimin e OPDAT në Shqipëri si një program pune të tyren.
Sipas avokatit, ardhja e tyre ka të bëjë me një verifikim të punës që kanë berë dhe është një ballafaqim vlerësimesh. Gjithashtu avokati përmendi disa elementë që sipas tij mund të jenë kërkuar nga Struktura e Posaçme.
“Shqiptarët kur hynë një amerikanë thonë erdhën amerikanët. Është një program pune që ka OPDAT. Një pjesë e logjistikës dhe ka shumë element që OPDAT ka mbështetur. Pjesa e investimit kryesor është tjetër.
Ardhja e tyre, kemi të bëjmë me një verifikim të punës që kanë bërë, është një ballafaqim vlerësimesh ose ka ardhur të zbatoj programin e trajnimeve periodike, ose investim në marrjen e deklaratës me kamera dhe video që të mos humbasi. Janë disa element që Struktura e Posaçme mund ta ketë kërkuar.”
/ abcnews.al