Oops, paskemi dasëm? Lei dhe Adel të pandara, nxjerrin sekretet e njëra-tjetrës!

schedule18:24 - 27 Janar, 2022

schedule 18:24 - 27 Janar, 2022

Lei Kraja dhe Adel Lami dy mikesha për kokë, këtë të enjte ishin të pranishme në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku treguan më shumë për këtë miqësi. Ndonëse të dyja kanë lidhje me Amerikën, në fakt ato treguan se janë njohur pikërisht në Shqipëri.  Gjatë bisedës me Ermalin kuptuam që vajzat e njihnin shumë mirë njëra tjetën, madje Lei na befasoi që gjeti të thuajse të gjitha këngët tek testi muzikor.

Ermali i pyet nëse ka xhelozi mes tyre apo nëse janë zënë për një djalë. Të dyja njëzëri theksuan “kurrë”. Ndërkohë Lei shtoi se vajzat e ekranit që ajo i ka pasur afër kanë filluar që të largohen e ndonjëherë i vënë në dukje që ajo e përmend shumë Adelën.

A mund të ishin  vajzat në një shtëpi të monitoruar nga kamerat siçështë Big brother? Lei: “Të dyja po, nuk është problem tek ne të dyja. Po unë nuk e përballoj dot një reality shoë, mua më pëlqn ta shikoj big brother, po unë po të isha brenda nuk do e përballoja, njerëzit e kritikonin shpesh herë Fifin unë thoja qyqa po të isha unë aty do isha 100 herë më keq. Pa Adelën s’bëhej fjalë që nuk do isha futur”.

Por jo vetëm kaq. Adel ndau lajmin më të bukur të jetës së saj, që është e dashuruar dhe shumë shpejt do të kemi një dasmë. Shoqja e saj e ngushtë e zbuloi gjatë rubrikës së melodive të jetës teksa u shpreh se vet nuk e mendonte shumë dasmën, por prisnin dasmën e Adelës duke qenë se është detajiste.

Nuk po biem dakord në formën e dasmës. Unë e dua shumë intime dhe larg Shqipërisë, gjysma tjetër e do të madhe dhe në Shqipëri. Derisa ta vendosim nuk e dimë”, tregoi Adel, duke na lënë të kuptojmë që dashurinë e zemrës e shqiptar. Balerina tha se shpesh e këshillon Lein që të veprojë me logjikë dhe jo me zemër në marrëdhëniet që ajo krijon. /abcnews.al