Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskopetencën dhe i ka dorëzuar Prokurorisë së Posaçme, dosjen për skandalin e spitalit Onkologjik, ku një grup mjekësh orientonin pacientët e prekur nga tumori, për në spitalet private.
Prokurori i kësaj çështje Bledar Valikaj, mësohet se moskopetencën e ka shpallur, me arsyetimin e se ka dyshime që grupi i mjekëve vepronte si grup I strukturuar kriminal, si dhe ka njoftuar gjykatën, e cila për një afat kohor 10 ditor do të vlerësojë edhe masat e sigurisë.
Nga ana tjetër Gjykata e Tiranës, ka lënë në arrest shtëpie, mjekun Edmond Gashi, pasi sipas hetimeve të derimëtanishme, në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij.
Përveç Edmond Gashit, në arrest shtëpie është lënë edhe administrator i një farmacie Florian Marku.
Ndërsa, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa (Pere), mjeke, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë e spitalit, Halil Gashi dhe Drilona Kishta janë lënë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje.Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, u zbulua se në spitalin Onkologjik kishte një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumoriale por që nuk u vendos kurrë në punë. Madje lënda radioactive u la në kushte te papërshtashme duke rrezikuar edhe jetën e vetë stafit mjekësor dhe të pacientëve.
Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve e spitalit Onkologjik janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale për të prekurit me tumor, të cilat varionin nga 3 deri 5 mijë euro.
Këto pazare bëheshin madje duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e zbardhura nga hetimet e prokurorisë së Tiranës./abcnews.al