“Onkologjiku” në SPAK/ Lihen në fuqi masat e sigurisë për mjekët

schedule15:30 - 24 Korrik, 2024

schedule 15:30 - 24 Korrik, 2024

Ka mbetur në fuqi masa për shtatë mjekët, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Mësohet se mjeku Edmond Gashi do të vijojë të jetë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa 6 të tjerët do të jenë me ‘detyrim paraqitje’.

Masa është komunikuar në gjykatën e posaçme, pasi dosja u transferuar nga prokuroria e Tiranës në SPAK.

Kujtojmë se mjeku Gashi, nuk u ofronte shërbim pacientëve të prekur me tumor në spitalin Onkologjik, por madje edhe i mashtronte për shërbimet në klinikën e tij private “Megis”.

Sipas hetimeve, Edmond Gashi, nuk u ka treguar në asnjë rast pacientëve të klinikës së tij, se aty mund të bënin vetëm skanerat dhe operimet, ndërsa për biopsinë, Kimioterapinë apo rrezet për të kuruar pacientët do të duhet të riktheheshin sërish në spitalin shtetëror.

Përveç mashtrimit për tu zhvatur para pacientëve të tij, mjeku onkolog Edmond Gashi, kartelat e pacientëve i mbante në zyrën e tij duke thyer rregullat e spitalit që parashikon që të lihen në kartotekat e kirurgjisë. Kjo bëhej në mënyrë që ai të kalonte pacientët tek klinika e tij private dhe që të mos ndiqeshin nga mjekë të tjerë.

Gjithashtu në ambientet e SPAK ka mbërritur farmacisti Florian Marku, dhe Alketa Pere të përfshirë në skandalin e Onkologjikut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!