Onkologjiku, mjekët në gjykatë/ Vija: Nëse prokuroria do gjejë elementë të veprës penale, do ketë dënim më të rëndë

schedule18:42 - 27 Qershor, 2024

schedule 18:42 - 27 Qershor, 2024

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private.

Lidhur me këtë ka folur në “Special Report”, gazetari Ermal Vija, i cili ka thënë se nëse prokuroria do gjejë elementë të veprës penale, dënim më të rëndë për mjekët

“Sa i takon veprës penale që është ajo e shpërdorimit të detyrës, sigurisht që prokuroria ka shkuar me këto vepra penale, për sa kohë nuk jemi te mjekimi i pakujdesshëm apo vdekja nga pakujdesia dhe sigurisht që vepra e shpërdorimit të detyrës në rastin e mjekëve, është një vepër penale që masat e sigurisë i sanksionon deri në këtë pikë ekstremi, siç është deri në detyrim për t’u paraqitur apo arresti shtëpiak. Kështu, duhet thënë që janë të dyja masa penguese, frenuese.

Caktimi i një mase sigurie jo detyrimisht në fund të procesit mos t’i ngarkojë me një përgjegjësi penale, apo një dënim me burg. Në fund të hetimeve, në rast se prokuroria gjen elementë të tjerë të veprës penale për t’i dënuar me burg, mjekët e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, sigurisht që nuk e pengon caktimi i një mase të lehtë, kërkesën e një mase të lartë dënimi me burg.”, u shpreh ai.

Më tej, Vija u ndal dhe te deklarata e mjekes Alketa Pere, e cila edhe pse nën akuzë, u mërzit me gazetarët për përdorimin e fotove, duke thënë se shkaktoi habi. Ai theksoi se mjekja më shumë kujdes për pamjen e jashtme se sa për atë çfarë pretendon Prokuroria.

Shkaktoi një farë habie, për sa kohë një nga mjeket, Alketa Pera më shumë u kujdes që të kërkonte llogari ndaj gazetarëve që ishin të pranishëm aty, në lidhje me disa foto të zonjës Pere, të cilat nuk ishin etike dhe duhet të kujdeseshim për pamjet e saj të jashtme se për atë ç’ka pretendon prokuroria.

Nga ana tjetër, vetë Zonja Pere hodhi akuza në drejtim të institucioneve shtetërore, kjo sa i takon kontrollit që duhet të kryhet në klinikat private dhe nuk u kujdes në lidhje me akuzën që ka ngritur  prokuroria ndaj saj për shpërdorim detyre. Në përgjimet, edhe kjo mjeke rezulton që komunikon me pacientë të tjerë, edhe në një rast rezulton që zonja Pere ka firmosur një kartelë për një pacient që gjendej i shtruar në klinikën private të Gashit, pa qenë e punësuar në këtë klinikë. Apo dhe raste të tjera, kur përgatiteshe epikrizë për ta ndihmuar një person që të linte ambientet e paraburgimit”, tha Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!