“One Albania” mbështet ditën e verës/ Marka One Albania feston 1 vjetorin e saj në treg

schedule14:19 - 15 Mars, 2024

schedule 14:19 - 15 Mars, 2024

Edhe këtë vit, One Albania vazhdoi traditën e mbështetjes së festës kombëtare të Ditës së Verës.  Në të njëjtin ditë me festivalin e Ditës së Verës, marka One Albania feston edhe 1 vjetorin e saj në treg. Sot Tirana është zgjuar e mbushur me ngjyrat e pranverës, për ta pritur këtë stinë dhe për të festuar ditëlindjen e parë të markës One Albania në një mënyrë të paharrueshme, me disa koncerte, lojra, aktivitete argëtuese dhe plot dhurata për fëmijë e të rritur, mundësuar nga kompania me e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri.

Një koncert lëvizës nisi nga sheshi “Nënë Tereza” duke përcuar energjinë e festës nëpër rrugët e Tiranës, me performancat e artistëve më të dashur për publikun si: Xhensila Myrtezai, Valbona Mema dhe Artiola Toska, te cilat  ndezën atmosferën e ditës me këngët më të bukura për çdo brez.

Një hapësirë e dedikuar iu rezervua të rinjve dhe muzikës alternative. “Street Party” ishte koncerti i radhës i zhvilluar në zonën e ish-bllokut, ku artistë ndërkombëtar të muzikës elektronike performuan për herë të parë për audiencën shqiptare.

Në këtë 1 vjetor të markës One Albania, ky brand tashmë vjen i konsoliduar dhe me shumërisi për abonentët e tij.

Ne patëm mundësi të flisnim edhe me Drejtorin Ekzekutiv të One Albania, Z. Brano Gjuroviç, i cili ndoqi nga afër festimet e ditës.

“Vitin e kaluar ne prezantuam brendin tonë, One Albania dhe vendosëm që atëherë se kjo ditë është simbol i ndërrimit të stinëve por edhe të motit më të mirë do të ishte perfekte për prezantimin e brendit tonë. Ngjyrat e One Albania e verdha dhe lejlaja janë perfekte për këtë ditë, i shkojnë shumë dekorit të këtij qyteti. Gjithashtu One Albania simbolizon miqësinë dhe transparencën, këto janë disa prej arsyeve që ne vendosëm të mbështesim përsëri ditën e verës. Ne do të mbështesim, një sërë eventesh”

Këtë vit One Albania u ka dhënë abonentëve të vet edhe një arsye më shumë për të festuar, pasi u zgjodh Rrjeti më i Mirë Mobile në Shqipëri.

“Ne sapo kemi marrë cmimin nga Omnitel, është hera e dytë që e marrim. Cmimin e morëm në Barcelonë, në kongresin më të madh të telekomunikacionit në botë. Kjo do të thotë shumë për ne është vlerësim i përpjekjeve tonë ”

Në këtë ditë të mbushur plot me muzikë, lojra dhe surpriza për çdo moshë nga One Albania, nisi edhe një stinë e re që premton shumë risi dhe arsye për të festuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!