ONE Albania forcon fokusin komercial/ Përvoja e abonentëve bëhet objektivi kryesor pas përfundimit të suksesshëm të bashkimit

schedule15:30 - 30 Gusht, 2023

schedule 15:30 - 30 Gusht, 2023

Pas blerjes historike të ALBtelecom dhe ONE Telecommunications nga kompania hungareze e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit  4iG Group, u realizua gjatë vitit bashkimi dhe ribrandimi i kompaninë së re të telekomunikacionit, ONE Albania. Kjo kompani e re e kombinuar trashëgon një infrastrukturë cilësore të rrjetit celular dhe rrjetin fiks më të madh në vend. Bashkimi i biznesit dhe operacioneve ka qenë një proces kompleks dhe sensitiv, i udhëhequr nga profesionistët më të mirë të ONE Albania dhe 4iG Group. Me përfundimin e suksesshëm të këtij tranzicioni, do të fillojë një fazë e re për kompaninë ONE Albania.

Ka qenë një periudhë e gjatë dhe më në fund arritëm në pikën që mund ta zhvendosim fokusin tonë shumë më tepër në anën komerciale. Ne hodhëm themelet sa i takon anës ligjore, organizative dhe asaj teknologjike me të gjitha mundësitë, kështu që është një moment i përsosur për të përmirësuar më tej pozicionin komercial të ONE Albania” – tha Péter Fekete, CEO i Grupit 4iG.

Pas bashkimit të madh dhe prezantimit të markës ONE, ne mund të kalojmë në një nivel më të lartë dhe kemi besim se abonentët tanë dhe shoqëria shqiptare do të përfitojnë nga kjo.”

Ndërgjegjësimi komercial ka të bëjë me përmirësimet e vazhdueshme të përvojës së abonentëve, digjitalizimin e mëtejshëm dhe fokusin e qartë të ONE Albania në produkte që abonentët vlerësojnë më së shumti.

Për të ofruar një strategji dhe plan ekzekutimi, bazuar në qasjen për të patur në qendër abonentin, 4iG Group emëron Brano Djurovic, Drejtorin Komercial të ONE Mali i Zi si Drejtorin e ri Ekzekutiv të ONE Albania. Brano Djurovic është një ekzekutiv me përvojë, i cili ka fituar ekspertizën e tij në kompani të ndryshme ndërkombëtare të telekomit, në rajon dhe ka punuar në anën komerciale dhe teknologjike të biznesit për gati dy dekada.

Pas katër viteve të kaluara në One Telecommunications dhe më pas në ONE Albania, duke menaxhuar kompaninë me ulje-ngritjet e saj, përveç ekzekutimit të suksesshëm të proceseve të bashkimit dhe ribrandimit në arritjet e tij, Emil Georgakiev, Drejtori Ekzekutiv i ONE Albania lë detyrën nga ofruesi i shërbimeve të telekomunikacionit, me qendër në Tiranë.

CEO i ri Brano Djurovic do të sjellë aftësitë dhe mendësinë e nevojshme për të zbatuar dhe zhvilluar perspektivën komerciale, në shkallë të gjerë. Në të njëjtën kohë, ai do të jetë përgjegjës për vazhdimin e proceseve tashmë të suksesshme, të nisura nga paraardhësi i tij si: nxitja e inovacionit, thjeshtimi i operacioneve ose rritja e cilësisë së shërbimit të ONE Albania.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!