Omicron shton fluksin në urgjencë, Manastirliu apel prindërve: Mos shkoni në QSUT për temperaturë

schedule19:09 - 24 Janar, 2022

schedule 19:09 - 24 Janar, 2022

Shtimi i rasteve me Omicron ka bërë që numri i pacientëve që paraqiten në urgjencën e QSUT të vijë duke u rritur.

Nga qendra shëndetësore në Laprakë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bëri apel prindërve që për shqetësime të fëmijëve, si temperaturë, të drejtohen në qendrat shëndetësore.

“Omicron bën që të ketë një fluks edhe në spitalet pediatrike. Vlerësojmë se nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në QSUT 30% e fluksit që vijnë për një temperaturë apo shqetësime të tjera që mund të zgjidhen fare pranë qendrave shëndetësore”, deklaroi Manastirliu.

Ajo shtoi se kushtet në këto qendra janë mjaft të mira duke nënvizuar se është e nevojshme që prindërit të shkojnë aty para se të drejtohen për në QSUT për të shmangur fluksin. “Është e rëndësisjhme që prindërit të vijnë këtu para se të shkojnë në QSUT pasi shërbimi merret njësoj”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!