Omicron “pushton” Turqinë, rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

schedule18:58 - 27 Janar, 2022

schedule 18:58 - 27 Janar, 2022

Turqia ka shënuar rekord të rasteve të reja me COVID duke regjistruar numrin më të lartë të infeksioneve që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore në Turqi raportuan për 82,180 persona të infektuar me COVID në 24 orë.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe kanë ndërruar jetë 174 pacientë të prekur nga infeksioni.

Në fund të Dhjetorit, numri i rasteve të reja me COVID në ditë ishte rreth 20 mijë para se të fillonte të përhapje Omicron. /abcnews.al