Regjistrimi i dy rasteve të para me Omicron në Greqi ka zënë vend edhe në shtypin grek. “Omicron pushton Shqipërinë”, është titulli i medias greke Cnn.gr.
Artikulli
Regjistrimi i dy rasteve të para të variantit Omicron të Sars-COV 2 u njoftua të enjten nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në kuadër të pandemisë së COVID në Shqipëri. Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli gjatë një konference për shtyp siguroi se për momentin situata epidemiologjike është e qëndrueshme.
Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik theksoi se varianti Delta vijon të jetë më dominues.
Ata u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID, duke kujtuar se të gjithë ata që janë mbi 18-vjeç kanë të drejtë të marrin një dozë përforcuese nëse e kanë bërë dozën e dytë deri në 6 muaj përpara. Silva Bino u shpreh se përqinja e popullsisë së vaksinuar është 40% dhe në dy javët e fundit është shënuar një rritje e vogël.
m.v/Abcnews.al