Omicron, OBSH thirrje vendeve të shtrëngojnë masat

schedule14:30 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 14:30 - 3 Dhjetor, 2021

OBSH i ka bërë thirrje vendeve të forcojnë sistemet e tyre shëndetësore dhe të rrisin vaksinimin kundër koronavirusit, për shkak të përhapjes së variantit Omicron Varianti i ri i koronavirusit u zbulua në Afrikën e Jugut muajin e kaluar dhe u përshkrua si një “variant shqetësues” nga OBSH.

Shkencëtarët janë ende duke mbledhur të dhëna për të vlerësuar se sa ngjitës është ky variant. Të paktën 24 vende kanë raportuar raste te Omicron.

“Kontrollet kufitare mund të kërkojnë kohë, por çdo vend dhe çdo komunitet do të duhet të përgatitet për raste të reja,” u tha gazetarëve Takeshi Kasai, drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor.

“Njerëzit nuk duhet të mbështeten vetëm në masat kufitare. Ajo që është më e rëndësishme është përgatitja për këto variante me rrezikshmëri të lartë.

Kasai, shtoi se vendet duhet të mësojnë nga varianti Delta dhe u bëri thirrje qeverive që të vaksinojnë plotësisht grupet vulnerabël të popullsisë së tyre dhe të marrin  masa parandaluese , si mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës sociale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!