Omicron, Franca anulon festimet e Vitit të Ri

schedule16:01 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 16:01 - 18 Dhjetor, 2021

Ngjarjet festive në Francë janë anuluar për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Ndërkohë qeveria ka këshilluar qytetarët të mos grumbullohen gjatë festave të fundvitit, si dhe të testohen përpara se të takojnë  të afërmit.

Franca është vendi i parë që ka ndaluar tubimet publike në natën e Vitit të Ri, pra të gjitha ngjarjet festive.

“Nuk do të ketë fishekzjarrë,” tha kryeministri francez Jean Castex, i cili vuri në dukje se në fillim të janarit, Omicron do të bëhet varianti dominues në vend.

Rikujtojmë se autoritetet vendosën kufizime të rrepta për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa duke filluar nga e shtuna, udhëtarët e huaj  do të hyjnë në vend vetëm për arsye të rëndësishme. Ata gjithashtu duhet të kenë një test negativ në 24 orët e fundit dhe të karantinohen për të paktën 2 ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!