“Omicron” është zyrtarisht varianti dominues i koronavirusit në Greqi

schedule18:25 - 5 Janar, 2022

schedule 18:25 - 5 Janar, 2022

Varianti “Omicron” i koronavirusit është zyrtarisht dominant në Greqi. Lajmin e bënë të ditur pasditen e së mërkurës autoritetet e shëndetit në vend. Në një konferencë për mediat, zëvendësministrja e Shëndetësisë në vend njoftoi, sipas të dhënave, rezulton se varianti Omicron është prezent në 89% të kampioneve në vend.

“Kjo tregon trendin në rritje dhe sot me shumë mundësi e ka kaluar 90%.”

Zv/ministrja theksoi se numrat në rritje janë një arsye më shumë për të rritur vigjilencën e për të mbajtur maskat. Për të vaksinuarit u kërkua që nëse rezultojnë pozitivë nga një “rapid test” të mos i nënshtrohen testit PCR në mënyrë që të mos rritet presioni në sistemin e shëndetësisë.

Kujtojmë  se ditën e sotme në shtetin fqinj u regjistruan 43 386 të infektuar  dhe 62 humbje jete si pasojë e Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!