Nga Ajgena Korbi
“Omicron” nuk është konfirmuar ende në Shqipëri, por specialistët e Institutit të Shëndetit Publik parashikojnë që ky variant i Covid të mbizotërojë në vendin tonë pas festave të fundit të vitit. Të infektuarit sipas epidemiologut Artan Simaku pritet të arrijnë pikun në muajin shkurt.
Qarkullimi i njëkohshëm i koronavirusit dhe gripit sipas epidemiologut të Institutit të Shëndetit Publik parashikohet të përkeqësojë situatën epidemiologjike. Simaku apelon për tu vaksinuar dhe për të respektuar masat anti Covid.
Aktualisht të prekurit aktiv në të gjithë vendin sipas Ministrisë së Shëndetësisë i kanë kaluar 5 mijë persona. Sipas specialistëve situata e Covid paraqitet e qëndrueshme ndërsa më shumë të infektuar janë zbuluar nëpër familje./abcnews.al