Omicron do të mbizotërojë Shqipërinë në janar? Përgjigjet Alimehmeti

schedule08:50 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 08:50 - 14 Dhjetor, 2021

Epidemiologu Ilir Alimehmeti u pyet në “ABC e Mëngjesit” nëse varianti i ri i COVID, “Omicron” do të jetë mbizotërues në Shqipëri në muajin janar.

Ai deklaroi se “Omicron” e ka mundësinë për t’u bërë dominant në javët në vijim në vendin tonë. Sipas Alimehmeti, kjo gjë nuk duhet parë si një lajm i keq, pasi ka arritur të spostojë variantin “Delta”.

Është një parashikim bazuar se çfarë po ndodh në shtetet e tjera. Po shihet që ka një kohë të dyfishimit të rasteve në kohë më të shkurtër se ç’kishin variantet e tjera. Të paktën e ka mundësinë për t’u bërë dominant.

Ka një tendencë për ta pasur dominant në ditët dhe javët që vijnë. Edhe ne e kemi shumë të qartë që gjithmonë vala kështu ka ardhur.

Nuk ka ndonjë çudi, a do të ndodhë në janar, a do të ndodhë në shkurt. Megjithatë provat konkrete do duhet t’i presim akoma. Pra, kjo ka të bëjë me qënit pozitiv, pra po i lë vendin Deltës dhe jo detyrimisht ky është një lajm i keq.

Ky është edhe një lajm i mirë. Pra, mund të ishte ai virusi që ne prisnim, që do të thotë spostoj Deltën dhe të ketë vetë një klinikë pak më të butë”, u shpreh Alimehmeti. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!