Myrto Uzuni po shkëlqen me fanellën e Ferencvaros në Hungari, ku është shpallur kampion dhe në duelin e fundit beratasi gjeti edhe dy herë rrugën e rrjetës.
Për sulmuesin e kombëtares shqiptare në Greqi, gazeta Sport Time konkretisht, shkruajnë për një tentativë të Olympiacos për shërbimet e Uzunit.
Gjithsesi raportohet se shuma prej 4 milion eurosh që kërkon Ferencvaros konsiderohet e lartë nga gjiganti grek.
Në Hungari ndërkohë raportojnë se klubi hungarez për momentin nuk ka marrë një ofertë zyrtare. Gjithçka për momentin është në kuadrin e fjalëve në media. /abcnews.al