Olsi Rama e thotë troç: Nuk pengojmë lojtarë, ja marrëveshja me Malën
Esat Mala

13:04 | 27/02/202013:040

Olsi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, ka dalë sot para mediave dhe u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Çështja Esat Mala është ndër kryesoret për ta cilat Rama flet. “Situatës e Malës është një situatë e krijuar si pasojë e politikë së klubit për të investuar tek lojtarët e rinj, në mënyrë që të bëhet një politike për rritje cilësorë sportive, por edhe ekonomike për klubin.

Qëlloi që ishte Mala lojtari parë për të cilin klubi mbajti një qëndrim të tillë. Sigurisht mund të ishte kushdo tjetër. Me Malën kemi punuar që vjet për rinovimin e kontratës. Edhe vjet bëmë hapa të konsiderueshëm përpara dhe sigurisht duke e parë atë si investim të klubit, me idenë që do t’i krijonim mundësinë të luante në stadiume edhe më të mira se Air Albania.

 

Me Malën kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe së fundmi kemi arritur akordin që Mala do të jetë, për sa i përket realitetit të rajonit dhe Shqipërisë, vetëm lojtar i Partizanit. Kështu që ka një kontratë dhe do t’i krijojmë mundësinë që të luajë jashtë, në kampionate të tjera. Duke pasur parasysh zhvillimet, si dhe vlerat që ka ai si lojtar dhe njeri, si dhe vlerat që mund t’i shtojë ekipit në kampionatin në vazhdim, vendosëm që ta rikthenim në ekipin e parë dhe të shfaqë gjithçka.

Kështu kontribuon për Partizanin dhe për të ardhmen e tij. Bashkëpunimi nuk është vetëm për këtë sezon, ai e kishte kontratën. Mala gjithmonë ka shprehur dëshirën të jetë lojtar i Partizanit dhe tani mbetet vetëm formalizimi përsa i përket të ardhmes së tij në Shqipëri apo në vende të tjera. Nëse i vjen një ofertë nga një kampionat prestigjioz, sigurisht do të bëjë çmos që të shkojë aty.

Kjo është politika jonë për çdo klub dhe jo vetëm për Malën. Edhe për Trashin i kemi thënë që i ka dyert e hapura. Partizani nuk i pengon. Klubi ka politikat e veta edhe në planin ekonomik. Është bërë një investim i madh dhe që duhet të kthehet. Kjo bëhet duke shitur lojtarë. Kjo marrëveshje me Malën shpresojmë t’i nxjerrë të gjithë të fituar”, u shpreh Rama. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono