Aktori i humorit, Olsi Bylyku La qenë gjithmonë i hapur për të shprehur mendimet e tij dhe këtë nuk e ka kursyer as së fundmi, ku ishte i ftuar në emisionin e Roza Latit.
I pyetur se çfarë nuk i pëlqen nga VIP-at shqiptarë, ai ka kthyer një përgjigje pa doreza.
“Dëshira për të bërë sa më shumë lek. Mosvlerësimi dhe tangërllik i tepruar”, tha Olsi.
Ndërsa për partneren e tij, Eglin, ai u pyet që të tregonte 3 pjesët që i pëlqejnë më shumë nga trupi i saj. “Sytë, faqet dhe vetullat. A e di si i ka vetullat? Për t’ja dhënë me qira, nëse i duhen ndonjërit”, tha Olsi.
Kujtojmë se këto kohë Olsi ka qenë shumë aktiv në karrierën e tij, qoftë në televizion, por edhe në muzikë. Para disa javësh ai nisi një “late night show”, “Roped with Olsi”, në të cilin ka pasur të ftuar disa personazhe të njohur. Gjithashtu një muaj më parë, Olsi publikoi një bashkëpunim me artistin Engi, me titullin “PPN”. l.k/abcnews.al