Oliver Kahn karikon “bavarezët”: Gjithçka është e mundur në “Allianz Arena”

schedule18:36 - 19 Prill, 2023

schedule 18:36 - 19 Prill, 2023

Bayern Munich e Manchester City do të zhvillojnë mbrëmjen e sotme “aktin e dytë” të çerek-finales të UEFA Champions League, me ndeshjen e parë në “Etihad Stadium” të triumfuar nga “qytetarët” e Pep Guardiolas me rezultatin e thellë 3 me 0.

Ndër miliona tifozët që presin përmbysjen “bavareze” është dhe legjenda e portës Bayern, Oliver Kahn, i cili me një postim në profilin e tij zyrtar në “Twitter” u kujton djemve të Tuchel se gjithçka është e mundur në “Allianz Arena”.

“Mos u dorëzoni kurrë! Detyra nuk mund të jetë më e vështirë, por së bashku mund të bëjmë gjithçka të mundur në Allianz Arena”,- shkruan Kahn në postimin e tij. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI POSTIMIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!