“Oligark i paligjshëm dhe parazit”, zyrat e Twitter mbushen me mesazhe kundër Elon Musk

schedule10:09 - 18 Nëntor, 2022

schedule 10:09 - 18 Nëntor, 2022

Twitter po kalon kohë të vështira dhe situata nuk duket se po përmirësohet. Zyrat e Twitter do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën, më 21 nëntor në vazhdën e ultimatumit të Elon Musk. Nga ana tjetër, pas largimeve masive të punonjësve, gjiganti duket se po përballet me probleme në funksionimin e tij, me ndërprerjet që janë shtuar.

Në qendër të vëmendjes është pronari i rrjetit social të njohur Elon Musk.

Pas skadimit të ultimatumit të Musk drejtuar punëtorëve për të respektuar të dhënat e reja të punës, aktivistët u mblodhën jashtë ndërtesës së zyrës në San Francisko. Një aktivist projektoi mesazhe anti-Musk në fasadën e ndërtesës.


“Oligark i paligjshëm, burrë i vogël, miliarder i kotë, parazit, megalloman”, janë shumë nga parullat që u ndezën në fasadën e godinës.

Dita e djeshme ishte e vështirë për gjigantin e rrjeteve sociale. Musk thuhet se po përpiqet të mbajë inxhinierët kryesorë që mbajnë faqen në funksion.

Musk shpenzoi 44 miliardë dollarë për të blerë kompaninë, dhe tre javë më vonë, kaosi i plotë ka pasuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!