OKB: Vendimi i Rusisë për tërheqjen nga nisma e grurit të Detit të Zi, po ndikon në shumë vende

schedule12:19 - 11 Shtator, 2023

schedule 12:19 - 11 Shtator, 2023

Shefi i të drejtave të OKB-së mëngjesin e kësaj të hënë ka theksuar se dalja e Rusisë nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi, si dhe sulmet ndaj infrastrukturës së furnizimit me ushqime të Ukrainës, “po e marrin të drejtën për ushqim shumë jashtë mundësive për shumë njerëz”.

Volker Turk mbajti një fjalim në hapjen e sesionit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, duke iu referuar veçanërisht niveleve të larta të kequshqyerjes në Somali dhe betejave të ndjera në të gjithë Bririn e Afrikës.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për goditjen e qëllimshme të kapanoneve të grurit dhe infrastrukturës tjetër në Odesa dhe gjetkë.

Ndërkohë mediat ruse shkruajnë se objektet strehonin mercenarë dhe pajisje ushtarake, por nuk siguruan prova.  Kujtojmë se Rusia u tërhoq nga nisma e grurit të Detit të Zi, e cila u ndërmjetësua pjesërisht nga OKB-ja së bashku me Turqinë, në korrik të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!