Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, paralajmëroi se situata në Bregun Perëndimor po përkeqësohet në mënyrë dramatike.
“Situata në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, po përkeqësohet në mënyrë dramatike”, tha Turk në hapjen e seancës së Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ai tha se nga tetori deri më 15 qershor, 528 palestinezë, duke përfshirë 133 fëmijë, u vranë nga forcat izraelite të sigurisë ose kolonët.
/abcnews.al