Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Shumica e refugjatëve ukrainas kërkojnë të rikthehen në vend

schedule14:54 - 13 Korrik, 2022

schedule 14:54 - 13 Korrik, 2022

Shumica e refugjatëve nga Ukraina, kryesisht gra dhe fëmijë, shpresojnë të largohen nga vendet e tyre pritëse dhe të rikthehen në shtëpi, sipas një studimi të ri të OKB-së, shkruan The Guardian.

Studimi, i kryer midis mesit të majit dhe mesit të qershorit, anketoi rreth 4,900 njerëz nga Ukraina që tani jetojnë në Republikën Çeke, Hungari, Moldavi, Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Më shumë se 5.6 milion refugjatë janë regjistruar tani në të gjithë Europën, me 8.8 milion njerëz që janë larguar nga Ukraina dhe gati 3.3 milion që janë rikthyer që nga fillimi i luftës.

Rreth  40% e tyre planifikojnë të rikthehen muajin e ardhshëm, sipas UNHCR. Ata mezi presin të ribashkohen me miqtë dhe familjen dhe janë të shqetësuar për personat që kanë lënë pas.

Shumica duan të presin derisa situata të jetë qetësuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!