OKB: Rritet numri i emigrantëve që përpiqen të mbërrijnë në Europë përmes Mesdheut

schedule08:53 - 19 Janar, 2022

schedule 08:53 - 19 Janar, 2022

Numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë përmes Mesdheut nga Libia është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, sipas një deklaratë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Që nga 14 dhjetori, janë kapur 30,990 migrantë, pothuajse trefishi i vitit 2020 (12,000 njerëz),” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një konferencë.

Më shumë se 1300 persona humbën jetën ose u shpallën të zhdukur në Mesdhe vitin e kaluar. Ky numër gjithashtu është rritur ndjeshëm që nga viti 2020, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pjesë e sistemit të OKB-së.

Pas rënies së regjimit të Muammar Gaddafit në kryengritjen e mbështetur nga NATO të vitit 2011, Libia është bërë një  zonë për qindra mijëra refugjatë që kërkojnë të arrijnë në Europë përmes Mesdheut.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!