OKB: Rreth 5 milionë persona janë larguar deri më tani nga Ukraina

schedule14:52 - 15 Prill, 2022

schedule 14:52 - 15 Prill, 2022

Rreth pesë milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus dhe mbi 2.75 milionë janë zhvendosur në Poloni, sipas një deklaratë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan la repubblica.

Sipas raporteve, 7.1 milionë të tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre, por janë ende në Ukrainë.

Gjithashtu, sipas raporteve të rojeve kufitare, prej 24 shkurtit mbi 2.75 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin. Megjithatë, gjatë javëve të fundit ky fluks është ngadalësuar dhe numri i njerëzve që po rikthehen në Ukrainë është rritur.

Të enjten, 26,800 njerëz hynë në Poloni, 8 për qind më shumë se të mërkurën, por një nivel shumë më i ulët se rekordi prej 142,300  më 6 mars.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!