Zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric ka thënë se raportet për varrezat masive të zbuluara në Gaza ishin jashtëzakonisht shqetësuese.
Sipas tij, këto raporte ripërtërijnë thirrjet për një hetim “të besueshëm dhe të pavarur” të vendeve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari mbi varrezat masive të gjetura në spitalet al-Shifa dhe Nasser të Gazës, Dujarric deklaroi se raportet ishin “një arsye tjetër pse ne kemi nevojë për një armëpushim” si dhe “mbrojtje më të madhe të spitaleve”./abcnews.al