Kombet e Bashkuara janë rreshtuar përsëri kundër Mianmarit dhe tashmë kërkohet dorëheqja e Lideres së këtij vendi. Sipas Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ajo nuk duhej të kishte dalë në mbështetje të ushtrisë lidhur me spastrimet etnike.
Udhëheqësja e Mianmarit Aung San Suu Kyi duhej të jepte dorëheqjen pas fushatës ushtarake të vendosur kundër pakicës muslimane Rohingya. Kjo është thënë nga Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, duke gjykuar “përpjekjet thellësisht të trishtueshme” nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqen për të justifikuar veprimet e ushtrisë. Sipas OKB, autoritetet e Mianmarit duhet të paditen për genocid dhe krime lufte.
Gjykimi i Komisionerit të Lartë vjen pas paraqitjes së raportit, të hënën e kaluar, të misionit të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut: sipas dokumentit, udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit duhet të paditen për gjenocid dhe krime lufte kundër pakicës Rohingya.
Suu Kyi “ishte në gjendje të bënte diçka”, tha Zeid Ra’ad Al Hussein gjatë një interviste me BBC: “Ajo mund të qëndronte në heshtje – shtoi ai – ose, më mirë akoma, mund të kishte dhënë dorëheqjen”. “Nuk ishte nevoja që ajo të merrte rolin e zëdhënëses së ushtrisë së Mianmarit. Nuk duhet të thoni se ishte një ajsberg i keqinformimit, dhe se ishte një gënjeshtër”, përfundoi ai duke iu referuar spastrimeve etnike të popullsisë myslimane Rohingya. /abcnews.al