OKB: Përmirësim mbresëlënës në cilësinë e ajrit gjatë vitit 2020

schedule17:55 - 3 Shtator, 2021

schedule 17:55 - 3 Shtator, 2021

Karantinat dhe kufizimet e vendosura për udhëtime jo jetësore vitin e kaluar për shkak të pandemisë kanë sjellë përmirësim të konsiderueshëm, por të përkohshëm , të ajrit. Lajmin e bëri të ditur sot Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2020 , kufizimet për shkak të Covid-19 shkaktuan një reduktim të përkohshëm të ndotjes së ajrit në shumë pjesë të botës, veçanërisht në metropolet e mëdha, përfundon raporti i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), një agjenci e OKB-së.

Në të njëjtën kohë, është vënë re një rritje e disa ndotësve , të cilët janë të rrezikshëm për shëndetin dhe efektet e të cilëve në ndryshimet klimatike janë të vështira për t’u përcaktuar.

“Covid-19 ishte një eksperiment i papritur në cilësinë e ajrit, duke sjellë përmirësime të përkohshme në nivelin lokal “ , tha Petri Taalas, sekretar i përgjithshëm i WMO.

“Por një pandemi nuk mund të zëvendësojë një veprim sistematik për të trajtuar shkaqet kryesore të ndotjes dhe ndryshimit të klimës,” shtoi Taalas.

Ndotja atmosferike dhe mikrogrimcat në veçanti përbëjnë rrezik për shëndetin dhe janë përgjegjëse për mijëra jetë njerëzish çdo vit.

Raporti i WMO tregon se në disa qytete përqendrimi i mikro-grimcave u ul deri në 40% gjatë karantinës, në pranverën e vitit 2020, në krahasim me periudhën 2015-19. Sidoqoftë, emetimet e grimcave u rritën dhe cilësia e ajrit u përkeqësua përsëri kur masat përfunduan. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!