OKB: Në Derna të Libisë ku ndodhën përmbytjet janë zhvendosur 30 mijë persona

schedule22:53 - 13 Shtator, 2023

schedule 22:53 - 13 Shtator, 2023

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi se numri i personave të zhvendosur nga fatkeqësia e përmbytjeve në Libi, vetëm në qytetin Derna është 30 mijë, transmeton Anadolu.

Përfaqësia e IOM-it për Libinë publikoi një raport lidhur me fatkeqësinë e përmbytjeve në Libi. Sipas kësaj, nga stuhia “Daniel” më shumë është prekur Derna dhe për shkak të përmbytjeve këtu janë zhvendosur 30 mijë persona.

Për shkak të përmbytjeve janë zhvendosur edhe 3.000 persona në Al Bayda, 2.085 në Benghazi dhe 1.000 në qytetin Al-Mehili. Për shkak të shkatërrimeve, në Derna janë mbyllur rrugët, situatë kjo e cila pengon edhe ndihmat humanitare.

Numri i vdekjeve të shënuara si pasojë e fatkeqësisë së përmbytjeve në Libi nuk është konfirmuar ende.

Fatkeqësia përmbytjes në Libi

Stuhia “Daniel” e cila është efektive në Mesdheun Qendror dhe që goditi Libinë më 10 shtator, ka shkaktuar fatkeqësi të përmbytjeve në qytetet Benghazi, Al Bayda, Al-Marj, Susa dhe Derna.

Qeveria e Unitetit Kombëtar në Libi njoftoi se në fatkeqësinë e përmbytjeve kanë humbur jetën 6.000 persona dhe se mijëra të tjerë janë të zhdukur.

Kreu i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdul Hamid Dbeibeh për shkak të përmbytjeve, më 11 shtator shpalli 3 ditë zie në të gjithë vendin. Këshilli Presidencial i Libisë u bëri thirrje për ndihmë vendeve vëllazërore dhe institucioneve ndërkombëtare për rajonet që janë dëmtuar nga përmbytjet.

Sasia e reshjeve në rajonet lindore të vendit u theksua se ka qenë sasia më e lartë e regjistruar në më shumë se 40 vjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!