Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB miraton rezolutën kundër përdhunimit si armë lufte

schedule10:55 - 24 Prill, 2019

schedule 10:55 - 24 Prill, 2019

Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën kundër përdhunimit si një armë lufte në zonat e konfliktit. Në mbledhjen e këshillit të sigurisë ishte i pranishëm dhe Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një fitore në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të bashkuara pas një debate të gjatë për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura. Organi I kombeve të bashkuara miratoi me 13 vota pro dhe dy abstenime të Kinës dhe Rusisë, një rezolutë për luftën ndaj përdorimit të përdhunimit si armë në luftë. Një temë për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërcënuar se do të përdornin veton. Kjo pasi në tekst përdorej një gjuhë për asistencën ndaj shëndetit riprodhues  – më saktë për mbështetjen e viktimave që kërkonin të kryenin abort.

Në tekstin e ri të përpunuar, ky referim është eleminuar ashtu si u kërkua nga Uashingtoni. Këshilli i sigurisë organizoi një mbledhje për këtë temë, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, çmimet Nobel për paqe Nadia Murad e Denis Mutuege, dhe avokatja aktiviste Amal Kluni. Gjermania, e cila mban dhe presidencën e rradhës, ka punuar shumë për hedhjen në votim  të kësaj resolute duke u përpjekur të tejkalojë kundërshtimin amerikan. Ndër të tjera nga rezoluta ishte eliminuar dhe një pjesë e rëndësishme, ajo që lidhej me vendosjen e një mekanizmi të ri për të monitoruar dhe sinjalizuar krime të tilla në luftë. Kjo pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Rusinë dhe Kinën ishin deklaruar kundër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!