OKB: Më shumë se 20,000 njerëz u vranë gjatë luftës në Sudan

schedule16:58 - 8 Shtator, 2024

schedule 16:58 - 8 Shtator, 2024

Kombet e Bashkuara njoftuan këtë të diel se më shumë se 20,000 njerëz u vranë gjatë luftës në Sudan në 16 muaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë.

Niveli i emergjencës është tronditës. Veprimi për të frenuar krizën nuk është i mjaftueshëm, tha Gebreyesus në Sudan, ku shpërtheu një konflikt midis ushtrisë dhe organizatës paraushtarake Forca e Mbështetjes së Shpejtë në prill të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

Për shkak të luftës, më shumë se 13 milionë njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre. Më shumë se 2.3 milionë sudanezë janë larguar nga vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!