OKB: Mbi 600 mijë persona janë larguar deri më tani nga Ukraina

schedule14:54 - 1 Mars, 2022

schedule 14:54 - 1 Mars, 2022

Sipas një deklaratë të agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 660,000 persona kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar deri më tani nga Ukraina, shkruan BBC

Shabia Mantoo, zëdhënësja e agjencisë së refugjatëve të OKB-së, tha në një konferencë në Zvicër, se njerëzit kanë pritur deri në 60 orë për të hyrë në Poloni, ndërsa radhët në kufirin rumun janë deri në 20 km të gjata.

Ndërsa një stacion treni në qytetin kufitar polak të Przemysl është bërë tashmë një strehë për mijëra njerëz që i largohen agresionit rus.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!